


Regjimi i propozuar i studimeve
Dega u ofron studentëve mundësinë e studimeve sipas profileve: Filologji, Përkthim, dhe Mësimdhënie. Plani i studimeve në semestrin e parë dhe të dytë është i përbashkët për të gjithë studentët. Profilizimi në tri seksione: 1. Filologji, 2. Përkthim, dhe 3. Mësimdhënie, realizohet fillimisht përmes lëndëve me zgjedhje në semestrin e tretë, për të vazhduar me profilizim paralelisht përmes lëndëve të detyrueshme dhe atyre me zgjedhje në semestrin e katërt, të pestë dhe të gjashtë.
Pas përfundimit të semestrit të gjashtë dhe mbrojtjes së punimit të diplomës, studenti i cili ka akumuluar 180 pikë kredite dhe ka dhënë numrin e kërkuar të provimeve, merr diplomë Bachelor i Gjuhës angleze – profili përkatës (Filologji ose Përkthim ose Mësimdhënie)