Njoftohen studentët e rregullt dhe me korrespondencë të të gjitha degëve të Fakultetit të Filologjisë se regjistrimi i semestrave fillon nga data 20 shkurt deri me 29 shkurt 2012.
Studentët duhet t’i plotësojnë këto dokumente:
1.Fletëregjistrimin,
2.Fletëpagesën – për të rregullt 50 €uro, kurse për studentët me korrespondencë 250 €uro.
Studentët duhet ta kenë indeksin me vete.
Shënim: Luten studentët që t’i përmbahen afatit për regjistrimin e semestrit.
Prishtinë, më 20 shkurt 2012
Zyrtare e Lartë për Studime Baçelor
Flutura Demaku