Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2011/2012

Universiteti i Prishtinës, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 3/528, të datës 14.11.2011, shpall konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2011/2012.



Bursa universitare ndahet për studentët e studimeve themelore (bachelor) dhe studimet posdiplomike (master).

Për fitimin e bursës universitare studentët duhet ti plotësojnë këto kushte:
1. të jenë student të rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës,
2. të jenë student të vitit të dytë e më lart,
3. të mos kenë vit të përsëritur të studimeve,
4. të kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit,
5. të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero).
Përjashtimisht nga pika 5. e këtij vendimi studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës, të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë dhe Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj si dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore-Departamenti i Matematikës dhe Departamenti i Fizikës mund të konkurrojnë edhe me notë mesatare më të ulët, por jo më pak se 8 (tetë), ndërsa për studentët e Fakultetit të Arteve të mos kenë notë mesatare më pak se 9.50 (nëntë pikë pesëdhjetë).
II
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij vendimi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1. Certifikatën e vitit të regjistruar akademik 2011/2012, duke cekur:
a) se është student i vitit të dytë e më lart
b) se i ka dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak në afatin e shtatorit
c) notën mesatare gjatë studimeve dhe
d) se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve dhe
2. Certifikatën e provimeve të dhëna me datat e dhënies së provimeve.
Këshilli do të emërojë komisionin për ndarjen e bursave prej 5 anëtarësh nga Universiteti i Prishtinës
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i Universitetit të Prishtinës dhe numrit të studentëve që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës universitare.
Studentët bursistë do të gëzojnë këtë të drejtë për vitin akademik 2011/2012.
Dokumentet e kompletuara paraqiten në fakultete.
Afati i paraqitjes zgjatë prej datës 12.12.2011 deri më 23.12.2011.
Vendimi do të publikohet në tabelat e shpalljeve të fakulteteve, në mediat e shkruara si dhe në web-faqen e Universitetit- www.uni-pr.edu