Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për pranimin e studentëve

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2011-2012, do të regjistrojë 15423 studentë, prej të cilëve 11923 studentë të rregullt dhe 3500 studentë me korrespondencë.

Universiteti do të regjistrojë edhe 210 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 250 studentë nga minoritetet: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq.
Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.
Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta.


Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.


Njohja (nostrifikimi) e diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


Secili kandidatë mund të konkurrojë vetëm në një Fakultet, departament apo drejtim.


Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Këshillit të Fakultetit, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Këshilli merr vendim për ankesën ditën e nesërme.

Më shumë.