Softueri për Aplikim Online për Maturantët

Zyra e Teknologjisë Informative në UP ka përgatitur "Softuerin për Aplikim Online të Maturantëve" që do të aplikojnë për regjistrim në UP në vitin Akademik 2011/12.

Vegza (Linku) për aplikim është: http://apliko.uni-pr.edu/

Deri dy ditë para fillimit të Aplikimit real të Maturantëve ky Link do të jetë Test dhe kërkojmë nga ju që mundesisht ta shpërndani sa më shumë këtë Link tek të afërmit tuaj (maturantët) që keni njohuri se kan planifikuar të aplikojnë në UP për t’u regjistruar, ashtu që të kenë mundësi të ushtrojnë (praktikojnë) mënyrën e aplikimit dhe të kenë njohuri të mjaftueshme për procedurat e aplikimit.

Sa më shumë të dhëna test që na arrijnë në Bazën e të dhënave përmes Aplikimit Test na lehtësohet edhe mbajtja e trajnimeve Anëtarëve të komisioneve që do të jenë të anagzhuar nëpër Fakultete në procesin e regjistrimit të studentëve.

Me shumë kënaqësi presim nëse keni ndonjë sygjerim nga ana juaj për avancimin e këtij aplikacioni për aplikim Online të Maturantëve.