Bursa për studime ne Turqi

Duke u nisur nga motoja "Për Edukim në Turqi", presidenca e turqve në mërgatë dhe komuniteteve mike, në kuadër të kryeministrisë, ka shpallur oraret e aplikimit dhe të provimeve pranuese për studimet me bursë në Republikën e Turqisë.

Më 24 prill, në 15 shtete dhe 20 qendra do të mbahet provimi pranues, derisa data e fundit për aplikim është 8 prilli.

Aplikimi bëhet në misionet diplomatike të Republikës së Turqisë.

Në këtë provim pranues hyjnë maturantët që nuk janë shtetas të Turqisë. Kandidatët duhet të jenë nën 25 vjec.

Kandidatët që e kalojnë me sukses provimin pranues fitojnë të drejtën që të studiojnë në Universitetet prestigjioze të Turqisë, duke përfituar edhe bursë dhe mbështetje.

Për më shumë informata mund të vizitoni këto ueb faqe:
http://pristine.be.fscnet.net/ ose ëëë.ytb.gov.tr