Semiologji pyetjet dhe pergjigjet per notë kaluese

Disa nga pyetjet

Çka është konotacioni dhe denotacioni?
Çka është shenja?
Çka është i shënjuari dhe shënjuesi?
Çka është gjuha?
Çka është te folurit?
Çka është meta - ligjërimi?
Çka është broadcasting?
Përkufizimi i semiologjisë?
Çka janë sintagma dhe sistemi?
Çka dmth fjala semiologji?


1.Semiologjia është shkencë e cila merret me studimin e shenjave, se si punojnë ato dhe si i përdorim ne ato.

2. Fjala semiologji rrjedh nga fjala greke semiotikus që do të thotë interpretues i shenjave.

3. Gjuha është bashkësi sistematike e koncepteve të domosdoshme për komunikim. Ajo njëkohësisht është institucion social dhe sistem vlerash. Gjuha është kontratë kolektive të cilës duhet ti nënshtrohemi tërësisht nëse dëshirojmë të komunikojmë.

4. Kodi është gjuha

5. Të folurit është zgjedhje e individit që përbëhet nga kombinimet në sajë të së cilave subjekti folës mund ta përdorë kodin e gjuhës me qellim që ta shpreh mendimin e tij personal. (Mund të thuhet se s’ka të folur pa gjuhë dhe s’ka gjuhë pa të folur)

6. Shenja përbëhet nga një shënjues dhe nga një i shënjuar.

7. I shënjuari është koncepti, apo rrafshi i përmbajtjes.
Psh: I shënjuari i fjalës LAPS nuk është objekti por është imazhi psikik qe ne kemi për të.

8. Shënjuesi është rrafshi i shprehjes dhe ai është vetëm ndërmjetës mes materies dhe substancës.

9. Sintagma është kombinim shenjash që mbështetet në shtrirjen.

10. Sistemi është rrafshi tjetër tek i cili njësitet që kanë diçka të përbashkët shoqërohen duke formuar grupe.

11. Denotacioni dhe Konotacioni

Çdo sistem i domethënies përmban rrafshin e shprehjes (SH) dhe një rrafsh të përmbajtjes (P) dhe se domethënia koincidon me relacionin (R) midis dy rrafsheve.
Një sistem i tillë SHRP behët element i një sistemi më të gjerë.
Kështu pra kanë të bëjnë me dy sisteme të ndërthurura njëra me tjetrën por ndërkohë edhe të veçuara nga njëra tjetër.
Në rastin e parë SHRP bëhet rrafsh i shtrirjes ose shënjuesi i rrafshit të dytë të shtjelluar me ç ’rast quhet sistem konotativ.
Sistemi i parë përbën rrafshin e denotacionit dhe sistemi i dytë atë të konotacionit.

12. Konotuesit janë shënjues të konotacionit qe përbëhen nga shenja të sistemit të konotuar.

13. Metaligjerimi është sistemi rrafshi i përmbajtjes të së cilit përbëhet nga një rrafsh i domethënies; ose edhe është semiotikë qe për objekt trajtimi ka një semiotikë.